Policia përdori shkopinj, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën ndërsa tensionet u rritën, shkruan skynews.
Protestat u shkaktuan nga marrëveshja e Partisë Socialiste me një parti separatiste katalonase, duke i dhënë amnisti njerëzve që ishin përpjekur ta shpallin pavarësinë e Katalonisë.
Në këmbim, partia separatiste mbështet ofertën e kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez për të formuar një qeveri të re.
Më herët të enjten, themeluesi i ekstremit të djathtë Vox dhe ish-lideri i Partisë Popullore (PP) konservatore në Kataloni, Alejo Vidal-Quadras, u qëllua në kokë në Madrid.
Vidal-Quadras raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme ndërsa sulmuesi dyshohet se u largua me një motoçikletë.
Vox, në qendër të protestave kundër amnistisë, mund të shohë rritje të pjesëmarrjes nga mbështetësit e saj në përgjigje të incidentit
Protestat raportohet se pritet të vazhdojnë deri në fund të muajit nëntor.