Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet seanca plenare, kalon ligji për investime strategjike

Kuvendi i Shqipërisë është mbyllur sot mes tensioneve duke vazhduar me skenarët bllokuese të opozitës. 

Seanca e ditës së sotme u drejtua nga Ermonela Felaj e cila vijoi me leximin e projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës ndonëse deputetët e opozitës vijuan me protestën duke bllokuar foltoren e duke u rëndë bilbilave.

Në seancën e sotme u miratuan me shumicë të thjeshtë votash disa projektligje, ku më i rëndësishmi ishte ai për investimet strategjike.

Seanca e ditës së sotme zgjati rreth 30 minuta, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu dha më tepër detaje në një lidhje direkte, rreth asaj që ndodhi në Kuvend:

“Ka patur një situatë të tensionuar. Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza për mazhorancën se nuk po i kalon ligjet me shumicën e thjeshtë prej 71 votash por me 68 deputetë. Në momentin e hapjes së seancës, kur u bë dhe check in i deputetëve zonja Ermonelaj Felaj përmendi numrin e 68 deputetëve. Ajo që u vu re është se në 4 projektligjet që u miratuan ditën e sotme nuk u përmend numri i votave për projektligjin i cili miratua”, tha Eksiola Shehu.