Kanye West heq “gjurmën e fundit” të ish-bashkëshortes Kim Kardashian

Historia mes Kanye West dhe Kim Kardashian i përket së shkuarës dhe këtë e tregon veprimi i artistit.

46-vjeçari, ka listuar banesën në Hollywood Hills, të cilën e ndante me Kim në fillimet e tyre. Shtëpia me tre dhoma gjumi dhe katër banjo u ble nga Ye për 1.79 milion dollarë në vitin 2003 në fazën fillestare të karrierës së tij dhe tani ai po kërkon një vlerë të dyfishtë prej 3.69 milion dollarë për rezidencën 4214 metra katrorë me pamje nga oqeani.

Për më tepër, krijuesi i hiteve u perpoq të shiste pronën edhe më herët, por thuhet se nuk gjeti marrës të përshtatshëm.

Sipas Hope Flynn, shitja e shtëpisë mund të përfaqësojë Kanye që thote “ta lë pas të kaluarën”.

Sidomos pas hyrjes në jetën e tij të Bianca Censorit, e cila e magjepsi atë. “Duhet të kujtojmë se Kanye është bashkëshort dhe jo më beqar. Pra, nuk ka më përdorim shtëpinë e beqarit”, tha eksperti për The Mirror.

Pas gjashtë vitesh martesë dhe katër fëmijëve, Kim paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt 2021 pasi ajo ishte e ngopur me sjelljen kompulsive të këtij të fundit dhe e bëri këtë hap për të mbrojtur dhe ruajtur respektivisht fëmijët dhe shëndetin e saj.