N’Golo Kante dhe Chelsea do vazhdojnë bashkëpunimin.
Kohëve të fundit u raportua që Kante do ndajë rrugët me gjigantin anglez, Chelsea, transmeton lajmi.net.
Medie të njohura ndërkombëtare njoftuan që francezi po kërkohet nga klube të mëdha evropiane dhe se lojtari është pranë largimit nga Chelsea.
Por, një gjë të tillë së fundmi e mohoi vetë ylli i ‘Bluve’ duke u shprehur i emocionuar me projektin e ri të klubit.
“Fatkeqësisht, ky sezon nuk ishte në nivelin e Chelsea-t, por ne duam të shkojmë në rrugën e suksesit. Të shohim ku do të jem por shpresoj këtu,
Është një projekt emocionues. Unë dua të qëndroj këtu, sigurisht”, u shpreh ai për ‘Footballdaily’.
Mbetet të shihet sa gjatë do vazhdojë kontratën 32 vjeçari me klubin e tij./Lajmi.net/