Kanosi pesë policë në krye të detyrës, në pranga prishtinasi

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur pesë policë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Bazuar në të dhënat e policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.