Kanoset me armë avokati në Memaliaj, agresori dorëzohet në polici

Avokatit Andrea Zotaj në Memaliaj, mbrëmjen e djeshme (28 mars) iu ngrit një pritë nga një person i armatosur.

Mësohet se 36-vjeçari Fatos Lamaj nga fshati Anë Vjosë e Njësisë Administrative Qesarat, ka dalë para automjetit ku avokati udhëtonte bashkë me nipin e tij dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas këtij veprimi, 36-vjeçari është dorëzuar në polici.

Ndërsa Zotaj ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij pasi policia e kishte arrestuar 36-vjeçarin 2 net më parë duke e mbajtur një ditë në paraburgim dhe më pas ishte liruar për shkak të një konflikti me të afërmin e tij.