Reperi amerikan Kanje Vest mbrëmë në Tuiter ka shkruar se do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në
SHBA.
“Tani patjetër ta përmbushim premtimin e Amerikës me besimin në Zot, bashkimin në vizionin tonë dhe ndërtimin e të ardhmes tonë. Unë do të kandidohem për president të SHBA-së”, ka shkruar Vest në Tuiter.
Ende nuk është e njohur nëse Vest, mbështetës i fortë i politikave aktuale të presidentit, Donald Tramp, me të vërtetë ka për qëllim të kandidohet në katër muaj para zgjedhjeve të caktuara më 3 nëntor dhe nëse zyrtarisht do ta dorëzojë kandidaturën.
Në shumë shtete federale ende nuk ka përfunduar afati për kandidaturat e pavarura në fletëvotime.
Publikimi më i ri i reperit amerikan ka shkaktuar reagime të shumta te 29 milionë ndjekësit e tij.
Drejtori ekzekutiv i Tesllës, Elon Mask është një prej tyre që e mbështet Vestin.
“E ke mbështetjen time të plotë”, ka shkruar Mask./MIA