“Kanë punuar edhe pa arsim përkatës” – U ndalohet hyrja në Klinikën e Toksikologjisë personave që nuk kanë kontratë pune

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ua ndaloi hyrjen në Klinikën e Toksikologjisë personave që nuk kanë kontratë pune me institucionin.

Inspektorët paraprakisht kanë konstatuar se në Klinikën e Toksikologjisë në mënyrë të kundërligjshme kryejnë veprimtari shëndetësore disa persona, e disa prej tyre janë pa arsim përkatës.

Megjithatë, sipas paralajmërimit nga inspektorati, asgjë nuk ka ndryshuar dhe personat të cilëve u ka skaduar kontrata vitin e kaluar kanë vazhduar të ofrojnë shërbime shëndetësore.

Siç njofton Drejtoresha e ISHS-së, Renata Mlladenovska menaxhmenit i Klinikës nuk ka vepruar sipas masave të përcaktuara nga ISHS, përveç një pikës për të thirrur Bordin Drejtues.

“Vendimi i parë ka qenë një vendim qortimi dhe ky tani do të jetë vendim ndalimi. Nëse nuk respektojnë ndalimin do shkojmë me gjoba”, tha Mlladenovska.