Harry Kane ishte lojtari më i mirë në fushë për Anglinë në suksesin ndaj Shqipërisë, me një gol një asistim dhe një traversë.
I intervistuar nga Supersport, shtatlarti theksoi se pavarësisht suksesit 0-2, ndaj kuqezinjve ishte e vështirë për Anglinë.
“Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos pjesa e parë. Nuk i jap notë Shqipërisë, por ishte ndeshje e vështirë”.
“Jemi të kënaqur me tre pikët“, ka deklaruar sulmuesi i Tottenham Hotspur.
Kujtojmë që Anglia fitoi me rezultat 2-0 në ‘Air Albania’ duke arkëtuar kështu pikë të reja në ndeshjet kualifikuese për ‘Katar 2022’.