Ka kohë të gjatë kur Capital T kishte lajmëruar se ka filluar të punojë rreth albumit të ri të cilit ia ka zbuluar edhe datën e lansimit, shkruan lajmi.net.
Pas një viti të mbushur plot me projekte të reja, bashkëpunime të suksesshme e koncerte edhe përtej Kosovës e Shqipërisë, ka ardhur koha që reperi ti befasojë fansat me këngët e albumit.
Me anë të një postimi në instagram ai ka zbuluar datën e albumit.
“21.12.21 💔HBK💔”, ka shkruar sipër postimit të tij.
Ndryshe, kënga e fundit e tij është bashkëpunimi me Elvanën me titull “Flakë”./Lajmi.net/