Harry Kane i është ofruar gjigantit spanjoll, Real Madridit.
Sipas raportimit të ‘Cadena Ser’ Kane i është ofruar klubit mbretëror, Real Madridit, transmeton lajmi.net.
E përditshmja spanjolle detajon që klubi tani po studion një marrëveshje të mundshme.
Kujtojmë që Reali aktualisht llogarit vetëm në shërbimet e Karim Benzemas si sulmues tipik.
Pjesë e tyre është edhe Mariano Diaz si alternativë, por domenikani pritet të largohet gjatë verës.
Ndërsa, Benzema do jetë me madrilenët edhe sezonin tjetër.
Mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje në mes klubeve për sulmuesin e Tottenham.




