Kandidati për president të Barcelonës, Font nuk heq dorë nga Pep Guardiola

Ish trajneri i Barcelonës zyrtarisht refuzoi rikthimin, ndërsa rinovoi kontratën deri në vitin 2023.

Mirëpo, Font mendon se nëse ai bëhet president do krijojë kushtet që tekniku spanjoll të rikthehet në “Camp Nou”.

“Jam shumë i lumtur për të sepse nënkupton se do vazhdojë të bëjë çfarë dëshiron”.

“I urojë më të mirat. Shpresoj që së shpejti të krijojmë kushtet që ai të rikthehet në klub dhe të na ndihmon”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet në janar, se cili nga gjashtë kandidatët do fitojë postin e presidentit që në vitet e fundit e ka mbajtur Jose Maria Bartomeu.