Kandidati i VLEN-it, Sedat Bislimi: Studeniçani është partia ime e vërtetë

“Sot për fat të keq nuk mendoj e jemi përrfaqësuar nga njerëz serioz”, tha mes tjerash në fjalën e tij kandidati i VLEN-it për Studeniçanin, Sedat Bislimi.

“Për fat të keq edhe pas 20 viteve, te ne flasim pë mungesë të ujit të pijshëm, rrugë të paasfaltuara, probleme me shkollat, mungesë të çerdheve e mungesë të vullnetit për punë për shkak të korrupsionit”, deklaroi Bislimi.

Ai gjatë fjalimit në hapjen e shtabit zgjehdor në Stuteniçan deklaroi se, është kandidat VLEN-it, por se partia e tij e vërtetë është Studeniçani dhe se Studeniçani shtë mbi të gjitha.

Ai u zotua për zgjidhje të të gjitha problemeve insfrastrukturore dhe zhvillim të bizneseve lokale i dhe përmirësim të jetës sociale dhe shkolla cilësore.