Kancelari austriak parashikon për sa kohë do të zgjasë koronavirusi

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka paralajmëruar qytetarët se koronavirusi mund të vazhdojë edhe disa muaj.

Ai ka thënë se nëse ndodh një tendencë e përkeqësimit të numrave, masat do të kufizohen përsëri, ka bërë të ditur ORF.

Kurz ka theksuar se me vëmendje është duke përcjell numrin e të hospitalizuarve si dhe numrin e infeksioneve të reja por edhe faktorin e riprodhimit të virusit, që duhet të jetë nën 1 për qind. “Nëse shikojmë aktualisht numrat, kemi numra shumë pozitiv”, deklaroi Kurz.

“Mirëpo, në momentin që do të ndryshojë diçka, do ta ndezim alarmin. Është e qartë se virusi do të na përcjell me muaj dhe është e mundur që përsëri do të jemi të detyruar t’i kufizojmë lëvizjet”, u shpreh ai.