Kanadaja dhe Franca forcojnë praninë diplomatike në Grenlandë pas interesimit të ShBA-së për ishullin

Kanadaja dhe Franca do të hapin konsullata diplomatike në Nuuk, kryeqytetin e Grenlandës, duke shprehur mbështetje për Danimarkën dhe ishullin arktik mes interesit në rritje të SHBA-së për territorin.Konsullata e Kanadasë synon të forcojë bashkëpunimin për çështje si klima dhe të drejtat e inuitëve, ndërsa Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap një konsullatë të përgjithshme në Grenlandë.
Vendimi vjen pas deklaratave të Donald Trump për një marrje të mundshme të Grenlandës dhe paralajmërimeve për tarifa ndaj Danimarkës, të cilat më vonë u tërhoqën pas bisedimeve për një kornizë marrëveshjeje mbi sigurinë dhe qasjen në Arktik.Ndërkohë, SHBA, Danimarka dhe Grenlanda kanë nisur bisedime teknike për një marrëveshje sigurie në rajon.