Kikboksieri kampion botëror i Juniorëve, Lavdrim Rexhepi ka takuar dje kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga i cili është dekoruar me medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Kështu ka bërë të diturë vetë Lavdrimi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot kisha kënaqësinë ta takoj z. Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Pasi mora titullin kampion botëror i juniorëve në Kikboks, në kuadër të federatës ISKA, nuk ka munguar përkrahja. Por, dekorata e z. Haradinaj, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” është nder i madh që mu bë mua”, ka shkruar Rexhepi.
Postimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë ta takoj z. Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pasi mora titullin kampion botëror i juniorëve në Kikboks, në kuadër të federatës ISKA, nuk ka munguar përkrahja. Por, dekorata e z. Haradinaj, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” është nder i madh që mu bë mua.
Premtoj se do të përpiqem vazhdimisht ta jap më të mirën prej vetes dhe të mos ju zhgënjej asnjëherë.




