Kamboxhia, djali i kryeministrit emërohet për ta vazhduar traditën e babait të tij

Djali i madh i sundimtarit afatgjatë të Kamboxhias është emëruar si kryeministër i ardhshëm i vendit.

Të hënën, mbreti i Kamboxhias lëshoi një dekret ku thuhet se Hun Manet do të pasojë Hun Sen, i cili ka sunduar për 38 vjet.

Hun Sen njoftoi se do të tërhiqej vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të 23 korrikut, të cilat kritikët thanë se nuk ishin demokratike.

Partia e tij i fitoi të gjitha votat, përveç pesë vendeve në parlament, pasi opozita kryesore iu ndaluar pjesëmarrëja në procesin e votimit.

Mbreti Norodom Sihamoni lëshoi dekretin mbretëror pasi Hun Sen dërgoi një letër duke kërkuar shënimin zyrtar.

Hun Manet, 45 vjeç, i cili deri vonë ishte komandanti i Ushtrisë Mbretërore Kamboxhiane, ka qenë prej kohësh i përgatitur për rolin udhëheqës.

Emërimi i tij ende duhet të konfirmohet nga parlamenti më 22 gusht, por pritet të kalojë në një Asamble Kombëtare ku 120 nga 125 vendet kontrollohen nga Partia Popullore Kamboxhiane e Hun Sen.

Emërimi pason një plan të trashëgimisë dinastike, e cila ishte sinjalizuar nga Hun Sen për disa vjet, shkruan BBC.