Kambovski për zgjedhjet në Këshillin Gjyqësor: Presidentja ka propozuar profesionistë të duhur

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Republikan, Aleksandar Kambovski, vlerëson se presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka bërë zgjedhje profesionale për kandidatët e rinj në Këshillin Gjyqësor. Ai tha se emrat i kanë mësuar nga mediat, por nuk ka dyshime në vendimin e presidentes, duke theksuar se bëhet fjalë për profesionistë që mund të kontribuojnë në punën e institucionit, nëse marrin besimin e Kuvendit. Kambovski u shpreh optimist edhe për ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, duke thënë se pritet të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e punës.

“Sigurisht që shpresojmë se do të kontribuojë për një punë më efikase. Unë kam marrë pjesë në grupin e punës dhe kolegët tani tashmë e kanë ligjin, mendoj versionin final që u miratua. Po e analizojmë sërish, po shohim cilat gjëra do të ndryshohen dhe jam optimist se do të kemi një ndryshim cilësor në funksionimin e Këshillit Gjyqësor”, theksoi Aleksandar Kambovski – Kryetari i Këshillit Gjyqësor Republikan.