“Kam mësuar shumë nga Angela Merkeli”, thotë Vuçiq

German Chancellor Angela Merkel and Serbia's President Aleksandar Vucic address a joint press conference following their talks at the Chancellery in Berlin on February 27, 2018. / AFP PHOTO / Tobias SCHWARZ (Photo credit should read TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ka mësuar shumë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe se është krenar për vizitën e saj në Serbi, pasi ajo, si një udhëheqëse e madhe dhe Gjermania si një fuqi e madhe, tregoi respekt të madh për Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar vizitën e Angela Merkelit, Vuçiq tha se ai kishte emocione të veçanta për atë çështje, si dhe se Merkel inicoi Procesin e Berlinit, që ishte një qasje e ndryshme dhe më pragmatike në rajon, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.