Kalvin Phillips flet për interesimin e Man Utd – pret kontratë nga Leeds

‘Metro’ raporton se Phillips shpreson të ketë një kontratë të re nga Leeds United dhe insiston se është i lumtur aty, përkundër interesimit nga Man Utd, transmeton lajmi.net.

United duan shërbimet e reprezentuesit të Anglisë, me Ralf Rangnick që thuhet të jetë admirues i madh i tij. Megjithatë, lojtari ka sytë kah një kontratë e re me Leeds.

“Unë vetëm dua të fokusohem që të kthehem në fushë”, ka thënë Phillips, transmeton lajmi.net.

“Por, unë flas rregullisht me drejtuesit. Dua kontratë të re. Jam shumë i lumtur këtu”, shtoi mesfushori.

Phillips aktualisht është jashtë fushave të blerta dhe përballet me një lëndim.