Kaluan 21 vite nga konflikti i UÇK-së me BRANITELLAT e qeverisë

Shkruan: Azbi Nuredini

Kaluan 21 vite nga konflikti i UÇK-së me BRANITELLAT e qeverisë. Shqiptarët u detyruan të kapin armët për të ndërprerë nëpërkëmbjen kushtetuese dhe ligjore të shqiptarve në Maqedoni, që bëhej me dekada për ti nënshtruar si qytetar të rendit të dytë në shtëpinë e vet!

Përmes UÇK-së shqiptarët arritën që ti bindin ndërkombëtarët se shqiptarët janë në tokat e stërgjyshërve dhe se me patjetër duhet të trajtohen si të tillë me kushtetutë dhe me ligjet e Maqedonisë.

Kjo u arrit dhe me ndermjetësimin e faktorit ndërkombëtar u nënshkrua Marveshja e Ohrit me të cilën u ndërpre konflikti i UÇK-së me forcat qeveritare maqedonase.

Çka kemi 21 vite pas konflitit të armatosur të imponuar nga qeverit antishqiptare, dhe çka kemi pas nënshkrimit të Marveshjes së Ohrit?

Me implementimin e MO edhe pse ky implementim i stërzgjatur megjithatë ndryshoi struktura e Maqedonisë sa i përket drejtimit të institucioneve dhe punësimit të shqiptarve në shumë institucione shtetërore.

Por, puna kryesore nuk u bë?!

Barazia e dy palëve në konflikt përsëri nuk u bë?! Siç dihet më 15.Janar 2002 në parlamentin e Maqedonisë u miratua ligji për të drejtat e veçanta për pjesmarrësit në konfliktin e 2001-shit të emërtuar si BRANITELLAT maqedonas!

Miratimi i këtij ligji pa miratimin e ligjit për ish pjesëtarët e UÇK-së është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë me nenin 9 dhe me disa nene tjera.

Pyetja esenciale është PSE nuk u miratua deri më sot Ligji për ish ushtarët e UÇK-së ashtu siç u miratua ligji për BRANITELLAT maqedonas?!

Të jem i qartë, miratimi i ligjit të BRANITELLAVE maqedonas pa miratimin e ligjit për UÇK-në shqiptare është pranim i diskriminimit kushtetues ndaj shqiptarëve dhe jo ndaj ish UÇK-së!

Ja ç’thotë
K U SH T E T U T A
E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

II. LIRITË DHE TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT DHE TË QYTETARIT
Neni 9
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozita pronësore dhe shoqërore.
Qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve.