Kallëzim penal për ndërtim pa leje në komunën e Gazi Babës

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se një person nga Shkupi ka marrë kallëzim penal për “Ndërtim pa leje” sepse ka filluar aktivitete ndërtimore në parcelë në komunën e Gazi Babës pa poseduar leje për ndërtim.

“SPB Shkup – Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik, ka parashtruar kallëzim penal A.A. (61) nga Shkupi për vepër të bërë penale ‘Ndërtim pa leje’” sipas nenit 244 nga Kodi Penal, sepse i denoncuari ka filluar me aktivitete ndërtimore në parcelën e komunës së Gazi Babës. pa poseduar Leje për ndërtim të ndërtuar nga organi kompetent në harmonizim me nenin 56 paragrafi 1 nga Ligji për ndërtim”, thonë nga MPB-ja.