Kallëzim penal për dy persona nga Strumica të cilët organizuan festë për ditëlindje

SPB Strumicë në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë do të ngrisë kallëzim penal kundër L.K (36) dhe D.K (44) nga Strumica. Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohë pandemie”.

Sipas policisë, më 5 janar, në shtëpinë e L.K, është organizuar aheng në të cilën kanë marrë pjesë disa persona që është në kundërshtim me masat kundër përhapjes së virusit.

Në festë, i akuzuari i dytë ka incizuar video përmbajtje në të cilat shihen prania e më shumë personave dhe këto përmbajtje janë publikuar në rrjete sociale.

Nga SPB Strumicë janë ndërmarrë raste për zbardhjen dhe dokumentin e rastit. Janë siguruar video përmbajtjet, ndërsa personat janë marrë në bisedime.