Kallëzim penal për drejtorin e ndërmarrjes publike

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 61 vjeçarit nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare derisa ishte drejtor në ndërmarrje publike.

“Kallëzim penal kundër L.R. (61) nga Dibra, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal”, raportoi Policia, duke vlerësuar se e ka dëmtuar buxhetin me 615 495 denarë.

Ai kishte pranuar një ofertë fiktive në kuadër të një thirrjeje publike, ofertë të cilën e kishte pranuar përkundër asaj se nuk i plotësonte kushtet minimale të parapara në thirrje.

“Ai, gjatë vitit 2024, në cilësinë e drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore “Pyjet Kombëtare”, NjR Shkup, filiali “Stogovë” – Dibër, ka shpallur thirrje publike për lidhjen e një marrëveshjeje për qiradhënie të një parcele për ruajtjen e druve për ngrohje në Dibër”, sqaroi Policia.