MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një 18-vjeçari nga Ohri, për shkak dyshimit se tentuar të godasë zyrtarët policor.
“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër N.M. (18) nga Ohri dhe një të mituri 16-vjeçar nga f. Mesheishtë, Komuna e Debërcës, për shkak të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 24.04.2025 në f. Misleshevë, rrethina e Strugës, nëpunësit policorë vunë re një automjet udhëtarësh “Zastava” pa targa regjistrimi, të drejtuar nga i denoncuari i parë, i cili ishte i ngarkuar me dru për ngrohje.
Në atë rast, ai nuk u ndal në shenjën e dhënë për ndalim dhe me automjet tentoi të godiste nëpunësit policorë”, thonë nga MPB.



