Është paraqitur kallëzim penal kundër një ish-drejtori, një ish-të punësuari dhe dy të punësuarve në një ndërmarrje publike në Koçan për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike pranë Departamentit për Punë të Brendshme në Koçan, deri te Prokuroria Themelore Publike – Koçan, ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.K. (44), ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi” – Koçan, Z.G. (53), i punësuar në ndërmarrje, B.A. (64), po ashtu i punësuar në ndërmarrje, dhe Z.J. (55), ish-i punësuar në ndërmarrjen publike, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, në lidhje me veprën penale “bashkëkryerje”.(INA)





