Sektori për Punë të Brendshme në Manastir njofton se ka paraqitur kallëzim penal kundër V.P. (40) nga fshati Stenje, rajoni i Resnjës, G.M. (54) me qëndrim në Shkup, një personi të panjohur (i treti i denoncuar) dhe V.M. (51) nga Ohri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale gjatë mashtrimeve me aksidente të rreme.
Tre personat e parë dyshohen për veprën penale “Mashtrim”, ndërsa personi i katërt katërta dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë” gjatë kryerjes së veprës penale.
“Më 05.02.2026, në rrugën “Mavrovë” në Manastir, i pari, i dyti dhe i treti, duke paraqitur rrejshëm fakte, kanë mashtruar një 72-vjeçare nga Manastiri, duke u prezantuar se nusja e saj ishte e plagosur rëndë dhe se duheshin para dhe ar për operacion. E dëmtuara ia ka dorëzuar stolitë e arta të parit, i cili më pas ia ka dhënë sendet të dyshuarit të dytit. Me këtë vepër është shkaktuar dëm rreth 40.000 denarë. Më 06.02.2026, te Kulla e Sahatit në Manastir, në të njëjtën mënyrë kanë mashtruar një grua 76-vjeçare dhe bashkëshortin e saj, nga të cilët kanë marrë rreth 430.000 denarë. Në periudhën nga nëntori 2025 deri më 21.02.2026, i dyti dhe e katërta i kanë transportuar dhe dorëzuar paratë e fituara nga mashtrimet në Republikën e Bullgarisë, përkatësisht në Sofje, te i treti i denoncuar, duke mbajtur një pjesë të mjeteve për vete. Me mashtrimet e kryera në disa qytete të vendit, të denoncuarit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 3.700.000 denarë. Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Manastir, ndaj G.M. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh, ndërsa i dyshuari i parë tashmë është duke vuajtur masën e paraburgimit”, thonë nga MPB.



