Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pasditen e djeshme kanë gjetur një armë automatike në veturën e një 33-vjeçari nga Kumanova, përcjell TV21. Sipas MPB-së, vetura e tipit Audi u ndalua për kontroll në rrugën Haraçinë-Bërnjancë.
“Më 26.10.2025, në orën 16:20, në një rrugë lokale nga fshati Haraçinë drejt fshatit Bërnjancë të Shkupit, punonjës policie nga Njësia e Policisë Intervenuese arrestuan Q.I. (33) nga Kumanova dhe E.I. (65) nga fshati Grushinë. Gjatë kontrollit të një automjeti Audi, të drejtuar nga Q.I., ku E.I. ishte pasagjer, u gjet një armë automatike dhe një karikator për të. Të dy personat janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngritet aktakuzë sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.









