Kallas pas mbledhje me ministrat e jashtëm të BE-së: Nuk kemi oreks për të ndërhyrë në Iran

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka bërë të ditur se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian treguan “mungesë oreksi” për të zgjeruar misionin detar të Bashkimit Evropian në Lindjen e Mesme deri te Ngushtica e Hormuzit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për ndihmë nga vendet e tjera për të ruajtur sigurinë në ngushticë, pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, ku Irani u përgjigj duke përdorur dronë, raketa dhe mina, duke mbyllur efektivisht kanalit për tankerët që transportojnë normalisht një të pestën e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë.

Misioni i BE-së “Aspides” emëruar sipas fjalës greke për “mburoja” u krijua në vitin 2024 për të mbrojtur anijet nga sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit në Detin e Kuq.

“Gjatë diskutimeve tona kishte një dëshirë të qartë për ta forcuar këtë operacion, por për momentin nuk kishte oreks për të ndryshuar mandatin e operacionit”, u tha Kallas gazetarëve pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Kjo deklaratë vjen në mes të tensioneve të larta në rajon për shkak të luftës në Iran dhe mbylljes së ngushticës strategjike, e cila mund të ketë pasoja të mëdha për furnizimin global me energji.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Ëadephul, shprehu skepticizëm të fortë për zgjerimin e misionit, duke thënë se Aspides nuk është efektiv as në detyrën aktuale.

Ndërkaq, BE po konsideron opsione të tjera, si forcimi i misionit ekzistues me më shumë anije ose modele të ngjashme me marrëveshjet për eksportin e grurit nga Ukraina, por për tani nuk ka mbështetje për hapa ushtarakë të mëdhenj në Hormuz.

© SYRI.net