Kaliqi: Mediat që hapen e mbyllen para zgjedhjeve, dëmtojnë hapësirën mediatike

Gazetarja e mirënjohur Nora Kaliqi, ka ngritur shqetësimin për funksionimin e mediave gjatë proceseve të ndjeshme zgjedhore, duke shtuar se, “hapja dhe mbyllja e mediave për interesa të caktuara politike dëmton hapësirën mediatike në vend”. E ftuar në emisionin “ZË”, në “gazetën lajm” dhe “lajm tv”, zonja Kaliqi, tha që kjo krijon pasoja negative dhe vendos “pika të zeza” edhe për mediat kredibile.

”Kemi probleme të ndryshme… Problematike shfaqen edhe mediat të cilat hapen dhe mbyllen para proceseve të ndjeshme zgjedhore politike, siç janë, zgjedhjet nga ku e dimë se hapen media për agjenda të ndryshme, për qëllime të ndryshme dhe më pas mbyllen, gjë e cila i bënë dëmë shtesë edhe hapësirës mediatike. Pra, këto veprime, vendosin pika të zeza edhe për mediat kredibile, sepse derisa të arrish tek opinioni apo qytetari për të treguar kredibilitetin, për t’i treguar se ke një standartë apo je medium serioz, duhet t’i tejkalosh të gjitha këto sfida”.

Sipas zonjës Kaliqi, e gjithë lufta online mes mediave sot, po “zhvillohet gjithnjë e më shumë për klikime”.

“Lufta online e mediave tani më bëhet më shumë për klikime, e jo për të luftuar sesa kemi informacion sesa kemi informacion të mirë dhe që i përmbanë të gjitha elementet që duhet t’i ketë”./Gazeta “Lajm” dhe “Lajm TV”