Ky është vendkalimi i paligjshëm i këmbësorëve në Bit Pazar, në një nga bulevardet më të ngarkuara në Shkup, i cili, sipas paralajmërimeve të kreut të Shkupit Gjorgjievski, do të mbyllet.
Disa nga qytetarët thonë se ky kalim i paligjshëm nuk duhet të mbyllet, ndërsa të tjerët besojnë se duhet të mbyllet.
“Duhet të ketë vendkalim për këmbësorë, të mos mbyllet, të shënohet sepse ka këmbësorë”, tha një qytetar.
“Nuk duhet të mbyllet, shkaku i tregut, dhe çfarë nëse ky mbikalim do të hapet këtu? Pra, nuk është hapur, ai duhet të hapet, pastaj njerëzit me invaliditet nuk mund të hipin, nëse ishte nënkalim do të ishte më i mirë ”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Sigurisht që nuk është mirë, por autoritetet e qytetit duhet ta zgjidhin, ndoshta duhet të bëhet diçka”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Natyrisht duhet, të ketë njëfarë rendi, a të kalojmë, patjetër të kaloj kur të gjithë kalojnë”, theksoi një qytetar.
Sipas MPB-së, në këtë kalim illegal të këmbësorëve gjatë vitit të kaluar janë regjistruar dy aksidente trafiku. Pranë këtij vendkalimi të paligjshëm ka mbikalim, por ka vite që nuk funksionon.
“Disa nga mbikalimet në Shkup janë në gjendje katastrofike, pa higjienë dhe pa ndriçim, dhe ka një të tillë si ky që është i mbyllur për këmbësorët”, raporton gazetari Angell Dimovski./ Alsat.mk





