Kaevski: Zgjedhjet do të ketë në vitin 2024

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski në konferencë për shtyp u shpreh se zgjedhje parlamentare do të ketë në vitin 2024.

“Si parti politike kemi qëndrim të qartë. Zgjedhjet do të jenë të rregullta dhe do të ndodhin në vitin 2024, ndërsa tani si parti jemi të përkushtuar në zgjidhjen dhe zvogëlimin e pasoajve që vijnë nga kriza energjetike dhe shëndetësore”, u shpreh Kaevski.

Sipas tij e rëndësishme është se qytetarët janë të vetëdijshëm se si parti janë të udhëzuar në zgjidhjen e pasojave që vijnë nga këto kriza.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë, e dijnë se kanë partner dhe si parti politike që jemi në pushtet do t’i zgjidhim problemet e qytetarëve”, deklaroi Kaevski.