Kacafytje qensh për territor

Arbër Çeliku

Qentë endacakë tashmë i kanë pushtuar lagjet tona dhe numri i tyre sa vjen e shtohet, por, njëkohësisht me shtimin e tyre, ngushtohet edhe pushteti i tyre. Megjithatë, zonat e pushtetit i kanë të përcaktuara mirë, dhe po u hyri dikush tjetër aty, ia ngulin aq fortë dhëmbët e mprehtë në fyt e kofshë, sa gjakun ia çojnë krua. Edhe katundi im i ndarë në zona pushteti është, po ashtu edhe lagjja ime, kurse oborri tashmë pushtuar është nga një qenushe, vogëlushët ia mori vdekja…
Rruga është e të gjithëve, aty sillen paq, e ulin kokën dhe bishtin ndër shalë ikin tutje, sa ndien keqardhje t’i shikosh…
Ndërsa, në kodrën mu në mes të katundit, valon fuqishëm flamuri kuqezi…