Një numër personash kanë protestuar të martën, 21 dhjetor, në Kabul, duke iu bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin bllokadën në asetet bankare dhe të parandalojnë shkatërrimin e ekonomisë së Afganistanit.
Në disa materiale të publikuara në rrjetet sociale janë shfaqur qindra persona duke u endur nëpër objektin e thatë të Ambasadës amerikane në Kabul, duke mbajtur në duar mbishkrimet “Na i hiqni bllokadat në para” dhe “Le të hamë”, transmeton dpa.
Protestuesit pro-talibanëve kanë bërtitur edhe “Vdekje Amerikës”.
Për dallim nga shtypjet e protestave civile, zyrtarët talibanë kanë ofruar mbrojtje për këtë organizim.
Më shumë se 9 miliardë dollarë amerikanë të Bankës Qendrore të Afganistanit gjenden jashtë shtetit, pasi marrjes së pushtetit nga talibanët në muajin gusht.
Qeveria de fakto e talibanëve është duke u përballur me vështirësi financiare dhe nuk mundet të ofrojë shërbime bazike.
Aktualisht ekonomia e shtetit është në rënie të lirë.
Miliona afganë kanë humbur burimin kryesor të të ardhurave.
Asnjë shtet nuk e ka njohur regjimin taliban deri më tani.
Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje talibanëve që të respektojnë gratë dhe të drejtat e njeriut, si dhe të formojnë qeveri gjithëpërfshirëse, në këmbim të njohjes ndërkombëtare.
Talibanët, në anën tjetër, kanë injoruar këto kërkesa.