Kabashi: Albini, kërko njohjen e Kosovës në Vatikan, vepro pak sikurse Zelensky

Në Vatikan për t’i folë Papës për Kosovën dhe agresionin e vazhdueshëm serb, apo vetëm për ritin për t’ia marrë e puthë dorën…, siç bënë hiçbërësit e deritashëm shqiptarë. Kërko nga Papa njohje të shtetin tënd, Albin! Ja një shembull nga Ukraina!

Volodymyr Zelensky para disa ditësh në takimin në Kijev kishte hedhur poshtë idetë e Vatikanit për një armëpushim, duke i kërkuar Selisë së Shenjtë që ajo të mbështeste planin e paqes të Ukrainës.

I dërguari i posaçëm për paqen i Papa Françeskut, kardinali Matteo Zuppi u kthye duarthatë në Romë. Ndërkohë që Papa ende po qëndronte në spital.

Raportimet nga mediat e Vatikanit, pas kthimit duarthatë të kardinalit, ishin të pakta, por të qarta.

Zelensky, përkundër përzemërsisë në takim me kardinalin Matteo Zuppi, megjithatë tregoi se nuk ishte i prirur nga ideja e ndërmjetësimit të Kishës Katolike për një armëpushim, sepse ai mendon se një armëpushim nuk sjell paqe, ai mund të sjellë vetëm lehtësim për Rusinë si dhe kohë për ripozicionim të forcave të saj ushtarake.

Me çka mund ta impresionojë Kryeministrin e Kosovës sot Ati i Shenjtë?! Me farë Sant’Egidio të vaktit të Ibrahim Rugovës?!

Vatikani, seli e shenjtë dhe shtet, ende nuk e njeh as duket se e ka ndërmend ta njohë Republikën e Kosovës.

Ndërkohë që në të gjitha fazat e historisë së re ai ka mbështetur Serbinë, vrastaren e shqiptarëve të Kosovës.

Çka do t’i kërkojë Albin Kurti Papa Françeskut?

Njohje të Kosovës nga Vatikani, apo ndërmjetësim në konfliktin e shtetit të Kosovës me shtetin serb?!

Apo, mbase edhe me Albin Kurtin do të vazhdojë vetëkarikaturimi i prijësve të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

* Salih Kabashi, publicist dhe veprimtar

Teksti eshte marre nga facebook i z.Salih Kabashi