Më 08.04.2026 në orën 15:40 në SPB Shkup, një grua 34-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se nga dhjetori i vitit 2025 deri në ditën e denoncimit, në cilësinë e drejtoreshës së një shkolle fillore, ka marrë kërcënime nga Z.R.. Sipas denoncueses, arsyeja e kërcënimeve ka qenë fakti që gjatë një inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit është konstatuar se bashkëshortja e Z.R., e punësuar në po këtë shkollë, kishte paraqitur një diplomë të falsifikuar. Po ashtu, denoncuesja ka theksuar se më 31.12.2025, para shtëpisë së saj, i është djegur automjeti i saj i udhëtarëve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Maqedoni Ka punuar me diplomë falso, drejtoresha kërcënohet dhe i digjet vetura pasi...





