Kalvin Philips është lojtari më i ri i Manchester Cityt.
Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar si lojtar i “Citizens”, çështja po konsiderohet e kryer.
Lojtari dje përfundoi testet mjekësore dhe procedurat e tjera vijuese, me ç’rast pritet shumë shpejt dhe njoftimi zyrtar nga ana e klubit.
Philips luan si mesfushor defanziv, pozitë në të cilën e zëvendësoi Fernandinhon që u largua në këtë verë me parametra zero.
Shuma monetare e këtij transferimi pritet të sillet diku rreth 45 – 50 milionë funte.




