Ka lindur në Jordani, por Jahja AlArnauti e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe (Video)

Ndonëse është lindur në Jordani, Jahja Alarnuti di të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Jahja Alarnuti ka treguar se familja e tij është shpërngulur nga Ferizaj në Jordani në vitin 1904, ndërsa babai i tij ka qenë vetëm 13 vjeç në atë kohë.

Alarnuti, i cili thotë se në Kosovë ka pasur mbiemrin Gashi, ka vizituar Kosovën vetëm një herë në vitin 2006, ndërsa tregon se rrallë has në shqiptarë në Jordani.