Avokatët që përfaqësojnë reperin P Diddy i thanë gjyqtarit që po mbikëqyr dënimin se ai nuk duhet të dënohet për më shumë se 14 muaj.
Ata argumentuan se Diddy ka kaluar muaj të vështirë që nga arrestimi dhe gjykimi i tij, duke qëndruar në një nga “burgjet më të këqija” në vend.
Avokatët kërkojnë lirimin e tij pothuajse të menjëhershëm, duke theksuar se reperi ka treguar përkushtim dhe ka përjetuar forma të ndryshme dhune gjatë qëndrimit në burg.
Foto: EPA-EFE
P Diddy u shpall fajtor më parë këtë vit për dy akuza që lidhen me përfshirje në kurth të personave për qëllime prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat për trafikim të qenieve njerëzore dhe shantazh.
Edhe pse gjykata mund t’i japë deri në 10 vjet burg për secilën nga këto akuza, avokatët e tij argumentojnë se një dënim i drejtë nuk duhet të tejkalojë 14 muaj.
Në rast se gjyqtari vendos për këtë masë, Diddy do të lirohet nga burgu në nëntor të këtij viti.