Ka edhe viktima në avionin e rrëzuar ushtarak në Serbi (Foto)

Një aeroplan është rrëzuar në mëngjesin e sotëm në Serbi. Raportohet se aeroplani është rrëzuar në afërsi të Loznicës, konkretisht në zonën e fshatit Brasina. Nuk ka informacione deri më tani se cilës kompani i takon aeroplani, çfarë drejtimi kishte, apo nëse është aeroplan civil apo ushtarak.
Siç raportojnë mediumet serbe, në këtë aksident me gjasë kanë humbur jetën dy pilotët. Kufoma e njërit është gjetur, kurse tjetri ende është duke u kërkuar.