Edhe pse kishte vendosur të largohet në fund të sezonit nga Borussia Moenchegladbach, një gjë e tillë mund të vije më herët.
Denis Zakaria mund të ndryshojë ambient qysh në 72 orët e ardhshme, ku nga Gjermania do ta bëj transferimin në Serie A italiane.
Mesfushori zviceran është në bisedime të avancuara me Juventusin, skuadër që ka kërkuar menjëherë transferimin e tij.

Fabrizio Romano ka raportuar se agjentët e rinj të Zakarias tanimë janë në bisedime të avancuara me drejtuesit e gjigantit italian.
Zonja e Vjetër ka bërë një ofertë në drejtim të Gladbachut dhe dy skuadrat po diskutojnë.
Transferimi i Zakarias në Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit duket punë e kryer.
Vlen të theksohet se për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Borussia Dortmund, Bayern Munich, Chelsea, Roma, Napoli, Barcelona e Liverpool.




