Juventus identifikon dëshirën e parë për janarin – pritet oferta

‘Zonja e Vjetër’ dëshiron transferimin e Gianluca Scamacca, dhe kjo lëvizje synohet të jetë e para nga ta në merkaton e janarit, përcjell lajmi.net.

Gazzetta dello Sport shkruan se Juventus kanë kontaktuar Sassuolon dhe janë gati të finalizojnë çdo gjë në janar.

Oferta e parë zyrtare nga Juve pritet të bëhet në fillim të muajit janar.

Sassuolo vlerëson Scamacca me 40 milionë, derisa Juve janë gati të ofrojnë 30 milionë, por mund të fusin edhe ndonjë lojtar në ofertë.