Juventus dëshiron të rinovojë kontratën e Ronaldos, por ekziston një pengesë

Cristiano Ronaldon në transferimin e tij nga Real Madrid në Juventus, në vitin 2018 nënshkroi një kontratë katër vjeçare, e cila pritet të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, përkatësisht në qershor 2022, transmeton lajmi.net.

Por forma e portugezit në Itali këtë sezon ka qenë mbresëlënëse dhe ai ka 23 gola dhe katër asistime në 24 paraqitje deri më tani, edhe pse sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 36-të,Natyra ambicioze e Cristianos është e njohur mirë, dhe ai është i etur të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për aq kohë sa trupi i tij do ta lejojë atë. Edhe vet ai e pohoi këtë gjë përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, ku tha se është i lumtur për 20 vjetorin e karrierës si futbollist, por që nuk do mund të premtojë edhe 20 vite të tjera.

Në Torino, ai e di rëndësinë e tij për planet e Andrea Pirlos, dhe ai është një figurë kryesore edhe jashtë fushës.

36 vjeçari the një rekord së fundmi si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të futbollit, dhe kjo mund të bëjë që portugezi mund të zgjasë kontratën e tij në Juventusin.

Sipas “Tuttosport” thuhet se “Bianconerët” tashmë kanë hapur bisedimet për një zgjatje të kontratës me një opsion një vjeçar që do ta çonte atë në 38 vjeç.

Asnjë kontakt zyrtar nuk është bërë ende midis Fabio Paratici dhe Jorge Mendes, megjithëse besohet se një diskutim do të zhvillohet së shpejti. Sipas artikullit, problemi më i madh është tek pagesa e lojtarit, sepse tani Juve dëshiron të ofrojë 25 milionë euro në sezon dhe Ronaldo përfiton 31, që do të thoshte një ulje e pagës momentale.