Juve konfirmon operacionin e suksesshëm të Pogba

Paul Pogba e ka përfunduar me sukses operimin e tij.

Mesfushori francez, Paul Pogba i është nënshtruar një operimi në meniskus.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Juventus, lojtari e ka përfunduar me sukses operimin e tij, përcjell lajmi.net.

Pogba do të marrë deri në gjashtë javë kohë për t’u rikuperuar nga ky operim.

Lojtari rrezikon ta humb paraqitjen në Kampionatin Botëror.