Historian Jusuf Buxhovi, ka shprehur kritikat për Akademinë e Shkencave të Kosovës se nuk e kanë sjellë një libër kredibil për historinë e Kosovës që do të mund të përkthehej e të zinte vend në arkiva të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo vendeve të tjera, e në anën tjetër kanë siguruar paga deri në 7 mijë euro në muaj.
Sipas tij, pagat e mëditjet në Kosovë, janë më të lartat ndonëse shkencë në vendin tonë nuk bëhet.
“E kam parë që një akademik që i ka marrë katër vjet nga 7 mijë euro në muaj me angazhimin në parti, në akademi, institute, fakultete e tjera. Ata kanë shikuar vetëm interesin e vet, janë komod, marrin pagë 2-3 mijë euro në muaj. Honoraret janë katër fish më të larta se të shkencëtarëve të tjerë sado që këtu shkencë nuk bëhet ose bëhet shumë pak”, ka thënë Buxhovi.
Historiani Buxhovi ka thënë se është përballur me kritika që në mënyrë individuale ka botuar libra të cilët kanë depërtuar në botë.
“Unë personalisht jam përballur me kritika për librat që në mënyrë individuale i kam botuar. Pse një institut që i punëson nga 30 apo 40 persona marrin paga mesatare deri në 1 mijë e 700 euro. Në akademi e kanë edhe shtesën prej më shumë se 1 mijë euro. Pse ta prishë ai komoditetin e tij për të sjellë diçka”, ka potencuar Buxhovi në KTV
Kosovë-Shqipëri Jusuf Buxhovi: “Ka akademikë që ka marrë deri në 7 mijë euro...



