Këngëtari kanadez i muzikës pop, Justin Bieber, po përgatitet me shumë përkushtim për performancën e tij në “Coachella”.
Konkretisht, muzikanti 31-vjeçar së fundmi iu bashkua platformës së transmetimit të drejtpërdrejtë Twitch, ku ndau regjistrime nga studioja, në të cilat ai dhe kolegët e tij po përgatiten për performancën e ardhshme.
“Twitch i Justin është mënyra e tij për t’u treguar fansave se është i emocionuar dhe po punon shumë për të performuar në Coachella”, tha një burim pranë muzikantit.
Justin Bieber
Në live, Bieber u dha fansave një pamje nga prapaskenat – nga skejtbordi dhe loja e basketbollit deri te një vështrim intim në disa nga bisedat që ai ndau me miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Në një bisedë të tillë, Bieber diskuton hapur se si po përpiqet të heqë dorë nga zakonet e këqija.
Programi i “Coachella 2026” u njoftua më 16 shtator, me kompaninë e prodhimit Goldenvoice që zbuloi se Bieber do të performojë së bashku me Sabrina Carpenter, Karol G dhe Anyma.
Bieber do të performojë më 11 dhe 18 prill.Përgatitjet për “Coachella” vijnë pas publikimit surprizë të albumit të tij të shtatë të vlerësuar “Swag”, i cili mund t’i sjellë atij nominime për çmimin ‘Grammy’. /Telegrafi/





