Jurgen Klopp s’kursen fjalët e mira për Salah: Një nga më të mirët e të gjitha kohërave

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk ka kursyer lëvdata për yllin egjiptian, Mo Salah.

Mohamed Salah i siguroi Liverpoolit një fitore kundër Tottenham, me dy golat e shënuar në Londër.

Pas ndeshjes, disa komente për yllin e Liverpool ka dhënë trajneri Jurgen Klopp, i cili e cilëson atë si më një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

“Edhe me startin e ngadalshëm të tij, ai u përfshi në shumë shanse. Por, të gjithë e dinë se në fund, kur të shohin prapa karrierën e tij, në katër, pesë apo gjashtë vite, të gjithë do ta kujtojnë si një nga sulmuesit më të mirë që kanë parë, sepse numrat e tij janë të çmendur”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Ajo që më kënaqi më shumë s’kishte të bënte me dy golat, por që ai luajti si lojtar ekipor. S’jam i befasuar, por ajo është me rëndësi”, shtoi ai.

Salah e nisi sezonin me një ritëm mjaft të dobët, por këto dy gola ndaj Tottenham mund të jenë shtysë e mirë për të.