Juliana Pasha i kushton këngë Kosovës për Pavarësi, publikohet nesër

Nesër festohet përvjetori i 16-të i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për nder të kësaj feste, këngëtarja nga Shqipëria, Juliana Pasha, i ka kushtuar një këngë shtetit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Oj Kosova e shqiptarisë”, quhet projekti muzikor i cili do të publikohet nesër me fillim të orës 12:00.

“Oj Kosova e Adem Jasharit krenari e çdo shqiptar”, thotë Juliana në një pjesë të këngës./Lajmi.net/