Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Deri tani ajo kishte qëndruar në Australi dhe pas disa muajsh u rikthye në Los Anxhelos prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.
Ajo së fundi ka pozuar e buzëqeshur me një shishe tekila nga brendi i saj i cili kohëve të fundit po lulëzon mjaft shumë.
Rita u pa e veshur me një kostum të kombinuar ngjyrë të verdhë dhe me grim ngjyrë blu.
“Gëzuar Dita Kombëtare e Tekilës nga unë dhe të gjithë tek Prospero Tekila. Ju lutemi pini me përgjegjësi”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografive mahnitëse./Lajmi.net/




