“Ju e dini se nga vijnë ata” – Xavi tregon dy lojtarët që nuk kanë nevojë fare për udhëzime

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare 5-0 ndaj Royal Antwerp në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit kanë dominuar nga fillimi deri në fund të ndeshjes duke treguar forcën e vërtetë të tyre.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez pas ndeshjes ka zbuluar dy futbollistët të cilëve nuk kanë nevojë t’u jepen fare udhëzime, pasi vijnë nga Manchester City dhe janë trajnuar nga Pep Guardiola.

“Ilkay Gundogan dhe Joao Cancelo vijnë nga një trajner special. Ne tashmë e dimë se sa mirë luan futboll. Është Guardiola”, deklaroi Xavi.

“Është kënaqësi t’i shohësh ata duke luajtur. Nuk ke nevojë t’i japësh shumë udhëzime Gundoganit… ai di të luajë lehtë dhe pa komplekse. E njëjta gjë për Cancelon”.

“Ata janë të dy forcë e shkëlqyer për skuadrën tonë”, ka deklaruar Xavi Hernandez.

Si Gundogan ashtu edhe Cancelo janë titullar të padiskutushëm te Barcelona dhe shkëlqyen në sfidën ndaj Antwerpit.

Mesfushori gjerman dhe mbrojtësi portugez kanë zhvilluar 123 ndeshje përkrah njëri tjetrit sa ishin pjesë e Manchester Cityt dhe tanimë njihen shumë mirë me lojën e tyre.